
Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca paraprake për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili është nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Memolla nuk është paraqitur në seancë, por përfaqësohet nga avokatët e tij.
Advertisement
Kryebashkliaku i Rrogozhinës u kap në përgjime, teksa i kërkon një elektricisti që të mos i ndërpresë dritat një familjeje debitore, në këmbim të marrjes së votave prej atyre.
Biseda me elektricistin është zhvilluar në muajin mars të këtij viti, dy muaj para zgjedhjeve vendore.
Advertisement