I djegin mobilerinë për herë të dytë, pronari: Nuk kam asnjë konflikt, ia lë drejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I djegin mobilerinë për herë të dytë, pronari: Nuk kam asnjë konflikt, ia lë drejtësisë

Një mobileri në lagjen “28 Nëntori” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një zjarrvënie të e qëllimshme.

Sipas burimeve policore, rreth orës 03:00, një person i maskuar është regjistruar nga kamerat e sigurisë teksa i afrohet objektit, thyen xhamin e derës me çekiç dhe më pas, duke përdorur një bidon me benzinë, i vë flakën mobilerisë. Pas ngjarjes, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Flakët janë vënë re nga një fqinj, i cili ka njoftuar menjëherë pronarin e biznesit, Eduart Aliko. Ky i fundit ka mbërritur në vend pak minuta më pas dhe ka konstatuar se kati i parë i mobilerisë ishte përfshirë plotësisht nga zjarri.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Advertisement

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Pamjet e kamerave të sigurisë janë sekuestruar si provë materiale.

Vetë pronari, Eduart Aliko, në një prononcim për mediat është shprehur se nuk ka konflikte personale dhe nuk dyshon për askënd.

“Nuk kam asnjë konflikt me askënd. As me konkurrencën nuk besoj të kem probleme. Ia lë drejtësisë ta zbardhë këtë ngjarje dhe të kapë autorin,” – u shpreh Aliko.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Advertisement

/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy