
Gert Shehu është arrestuar nga policia në ambientet e spitalit të Traumës.
Në foton e siguruar nga Vizion Plus, Shehu duket i enjtur dhe me pranga në duar.
Advertisement
Burime bëjnë me dije se ai ka dhënë deklarata kontradiktore për shkak të problemeve të shëndetit mendor
Të njëjtat burime saktësuan se truprojet e kreut të PD janë thirrur ditën e djeshme në polici për të dhënë dëshminë e tyre.
Advertisement
Mbrëmjen e djeshme Berishës i është paraqitur fletëthirrja dhe sot pritet që të paraqitet në komisariat për të dhënë dëshminë e tij.