“I shpëtova makthit, u ndava”, çfarë i tha mësuesja greke mikeshës 24 orë para se të vritej nga partneri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“I shpëtova makthit, u ndava”, çfarë i tha mësuesja greke mikeshës 24 orë para se të vritej nga partneri

Një 40-vjeçar në Greqi nuk e ka kapërdirë ndarjen nga e dashura duke e vrarë atë pasditen e sotme në Rodos. Mediat bëjnë me dije se ai e kishte kërcënuar vazhdimisht me telefonata dhe mesazhe.

Mësuesja 32-vjeçare u vra nga ish i dashuri menjëherë pas ndarjes. Ky i fundit më pas i dha fund jetës së tij dhe la një shënim: “Pa të dashurën time nuk ka kuptim të jetosh”.

Plani i tij duket të ketë qenë i mirëmenduar, pasi kishte marrë një makinë me qira duke pritur derisa ajo të dilte.

Një ditë më parë mësuesja 32-vjeçare kishte telefonuar një mikeshë duke i treguar se do ndahej nga partneri i saj. “U largova nga një makth që po përjetoja. Për fat të mirë u ndava prej tij”, mësohet të ketë thënë ajo gati 24 orë para ngjarjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy