
49.6% e popullatës së kryeqytetit e kanë kaluar Covid-19 dhe tashmë janë imunizuar nga virusi. Ky është konkluzioni i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në studimin e bërë në periudhën maj – dhjetor 2020.
Në studim janë marrë kampionët e 812 individëve në 4 qendra shëndetësore të zgjedhura rastësisht.
GENC SULCEBE
AdvertisementIMUNOLOG
U kampionua një numër prej 817 individësh dhe dolën pozitivë për antitrupa, 405 individë. Pozitiviteti i antitrupave ndaj virusit është 49.6%.
Ndërsa sa i përket imunitetit të tufës Alban Ylli pohon se në mbarë vendin 25% e popullatës e kanë kaluar koronavirusin. Por ai bën apel për kujdes maksimal nga pjesa tjetër.
ALBAN YLLI
EPIDEMIOLOG
Në Shqipëri niveli i imunitetit duket që është rreth 25%. Në Tiranë ka një imunitet gjithmonë e më të madh që po përparon, por në të gjithë Shqipërinë imuniteti është realtivisht i ulët.
Por a parashikohet të ketë një valë tjetër të Sars-Cov-2?
Ende popullata e përgjithshme në Shqipëri ka një potencial shumë të lartë për qarkullimin e virusit, pse jo edhe për valë të tjera, më të ulëta se këto që kemi kaluar.
Sa i përket vaksinimit që pritet të nisë nga mesi i janarit 2021, ekspertët theksojnë se prioritet duhet të jenë pacientët qe nuk janë infektuar.