
Një avion i vogël privat, në bordin e të cilit udhëtonte një familje nga Zvicra, është aksidentuar pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit.
Fatmirësisht nuk ka patur pasoja në njerëz. Bëhet me dije se avionit i modelit ‘Beechcraft’ nuk iu hap rrota e parë, duke bërë që ai të rrëshqiste në pistë.
Mësohet se piloti, bashkëshortja dhe dy fëmijët e tyre, të cilët po vinin për pushime në vendin tonë, nuk kanë pësuar lëndime.
Advertisement