
Tekniku dhe administratori përgjegjës për mirëmbajtjen e ashensorit në QSUT janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Procedimi ndaj dy punonjësve erdhi si pasojë e incidentit që ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në ashensorin e Urgjencës në QSUT.
Incidenti u shkaktua nga një defekt teknik ndërsa mbetën të plagosur një paciete dhe një barrelist.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
AdvertisementSpecialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:
– E. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë teknik ashensori;
– A. S., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i firmës së ashensorëve.
Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza”, në katin -1, barrelisti, shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor dhe si pasojë janë dëmtuar.
AdvertisementMaterialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.