
Një 28 vjeçar, shtetas polak është arrestuar në Tiranë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë.
Dominik Orloëski u kap nga njësia FAST, në një lokal në kryeqytet.
Advertisement
Ndaj tij autoritetet në Poloni kishin caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasje e mbetur ne tentative”.
Pas vënies së tij në pranga pritet të ekstradohet drejt Polonisë.
Advertisement