Jamarbër Malltezi ankimon vendimin e GJKKO: Nuk provohen akuzat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish kryeministrit Berisha ka ankimuar në Apel vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Përmes avokates së tij, Antoneta Sevdari, dhëndri i Berishës ka mohuar akuzat, duke nënvizuar se nuk provohet konsumimi i dy veprave penale që rëndojnë mbi të për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

 

Ai akuzohet për “korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim” dhe “pastrim parash”.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, Berisha pretendon se bëhet fjalë për sulm politik, pasi dhëndri i tij nuk është i implikuar në asnjë aferë korruptive.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy