
Një 29-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë parash nga një dyqan në lagjen “Lef Sallata”.
Blutë e Vlorës bëjnë me dije se 29-vjeçari është me precedent të mëparshëm për vjedhje.
I riu me iniciale E.B u arrestua në kuadër të operacionit “Storm 17“.
Gjithashtu policia ka publikuar pamje që janë kapur nga kamerat e sigurisë, kur i riu ka hyrë nga dritarja në dyqan dhe ka vjedhur paratë.
Advertisement
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/