
Vijojnë zjarret në ditën e shtatë në zonën e Karaburunit, e cila edhe këtë të hënë është në flakë. Edhe pse është punuar për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore apo dhe me anë të helikopterit me ujë ditën e djeshme, situata vijon të jetë e njëjtë.
Këtë të hënë janë nisur në drejtim të malit të Karaburunit 30 forca të ushtrisë nga reparti i Poshnjës në Berat, ndërkohë dhe 10 punonjës të ADZM. Shqetësim mbetet dhe era, e cila i favorizon flakët.
Ditën e djeshme u bë i mundur neutralizimi i zjarrit afër banesave të fshatit Dukat i Ri, ndërkohë që sot në lartësinë e malit të Karaburunit, ku flakët janë preznte është e pamundur të ndërhyet nga terreni, ndaj kërkohet ndërhyrja nga ajri.
Ndërkaq situata në rrethin e Vlorës vijon të jetë e ngarkuar. Zjarri mbi fshatin Tragjas edhe pse është aktiv, nuk rrezikon banesa, por vetëm shkurre dhe pemë. Po ashtu dhe në fshatin Kuç sipërfaqe të mëdha me shkurre vijojnë të digjen.