
Shqipëria mbështet vendimin e Suedisë për të kërkuar anëtarësimin në NATO.
Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Twitter, Ministrja Xhaçka e cila shkruan se ky është një lajm i mirë për Aleancën dhe sigurinë kolektive.
“Vendimi i Suedisë për të kërkuar anëtarësimin në NATO është një lajm i mirë për Aleancën dhe për sigurinë tonë kolektive.
Shqipëria e mirëpret këtë vendim dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përshpejtuar procedurat.”- shkruan Ministrja e Punëve të Jashtme.
Advertisement
Suedia mori vendimin për t’ju bashkuar NATO-s ditën e sotme dhe lajmin e bëri të ditur ministrja e Punëve të Jashtme, Ann Linde. Të njëjtin vendim e mori edhe Finlanda një ditë më parë, 15 Maj.
Të dyja këto vende kanë qëndruar neutrale për dekada, por pushtimi rus i Ukrainës i ndryshoi ndjenjat e popullsisë në këto vende sa i përket sigurisë.