
Gjykata e Elbasanit ka shtyrë seancën për shtetasin rus, Mikhail Zori, i cili akuzohet për spiunazh në vendin tonë. Shkak për këtë vendim u bë kërkesa e prokurorit të çështjes për t’u njohur me aktet e dosjes.
Nga ana tjetër, shtetasi rus ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë me pretendimin se kanë kaluar afatet kohore të paraburgimit.
Gjykata pranoi kёrkesёn e Prokurorit dhe kërkoi që të paraqitet informacion mbi hetimet. Seanca e radhës do të mbahet me 14 prill.
Një shtetase ruse është identifikuar si Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe tjetri si Mikhail Zorin, 23 vjeç u arrestua së bashku me shtetasen tjetër ruse, Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe, pas vrojtimeve të tyre në uzinën e Armëve në Gramsht.
Ata kanë deklaruar se kanë ardhur në Shqipëri si turistë, por në çantën e Mikhail Zori është gjetur një aparaturë spiunazhi, ku në çipet e tyre janë zbuluar foto të uzinës ushtarake të Gramshit.