
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri do të mbetet në burg. Në këtë formë, Gjykata e Apelit të Posaçëm ka mbajtur në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”. Beleri kërkoi zbutje të masës së sigurisë, duke mohuar në mënyrë kategorike akuzat e ngritura ndaj tij. Ai akuzohet për shit-blerje votash, ndërsa u prangos 48 orë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Athina zyrtare kërcënuar se mbajtja në qeli e Belerit do të diktojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Nga ana tjetër, Tirana zyrtare thekson se ligji vlen njësoj për të gjithë, pa dallim etnie.
Advertisement