minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Kërkon ulje të dënimit dhe njohje të shërbimit të provës/ Shtyhet sërish seanca për Saimir Tahirin - Struga.info


Kërkon ulje të dënimit dhe njohje të shërbimit të provës/ Shtyhet sërish seanca për Saimir Tahirin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërkon ulje të dënimit dhe njohje të shërbimit të provës/ Shtyhet sërish seanca për Saimir Tahirin

Shtyhet për të disatën herë  gjyqi në ngarkim të ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

 

Edhe këtë herë shkak është berë mosprezenca e avokatit Maksim Haxhiaj, por dhe vetë Tahiri nuk ka qenë në Elbasan.

 

Advertisement

Ende nuk dihet qëllimi i shtyrjeve të njëpasnjëshme të seancave për sa kohë ka qenë vetë Tahiri i cili ka kërkuar t’i ulet dënimi dhe t’i njihet shërbimi i provës.

 

Në 4 shkurt 2022, Apeli i GJKKO dënoi Tahirin pas një seance maratorë me 5 vite burg për “Shpërdorim detyre”.

 

Advertisement

Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim.

 

Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy