Kirurgjia e Beratit transferohet tek Materniteti, gjinekologët bojkojnë punën, drejtori i spitalit: Do penalizoheni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kirurgjia e Beratit transferohet tek Materniteti, gjinekologët bojkojnë punën, drejtori i spitalit: Do penalizoheni

Rikonstruksioni i Repartit të Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Beratit,ka sjellë problematika dhe konflikte mes reparteve,ku po transferohen materialet dhe dhomat e tij.Prej disa javesh,ka filluar transferimi i materialeve kirurgjikale në një nga sallat e operacionit që ndodhet brenda Maternitetit të Beratit dhe kjo ka sjellë indinjatën e mjekëve gjinekologë dhe stafit të këtij shërbimi,që sot ka pezulluar për rreth 1-orë punën.Shefi i Maternitetit të Beratit,Gentjan Kusta,ka deklaruar se,kjo gjendje është e papranueshme dhe ka krijuar kaos në shërbimin obsetrik-gjinekologjik.Sipas tij,nuk mund të përdoret për emergjencat e Repartit të Kirurgjisë një sallë operacioni që ndodhet përballë sallës abortale dhe dhomave të grave shtatëzëna pasi kjo,jo vetëm që do të ndikonte negativisht në gjendjen e tyre emocionale dhe psikologjike por edhe është rrezik për përjapjen e infeksionve të ndryshme.

Eshtë e papranueshme që në të njëjtën hapësirë ku trajtohen gra shtatzëna të kryhen ndërhyrje kirurgjikale të tjera. Gratë shtatzëna rrezikojnë të marrin infeksione”, shton më tej, Gentjan Kusta, Shef i Maternitetit të Beratit.

Drejtori i Spitalit Rajonal Berat,Arben Konomi,ka deklaruar se,nuk mund të ndalohet një investim jetik për qytetarët siç është shërbimi kirurgjikal.Sipas Konomit,rikonstruksioni i Repartit të Kirurgjisë është ndarë në disa faza,ku po shfrytëzohen dhonat e Reparteve të Pediatrisë dhe Pathologjisë dhe në Maternitetin e Beratit do tē shfrytëzohet vetëm një sallë operacioni,që nuk e përdor askush prej tre vitesh.Konomi ka deklaruar se,kjo situatë nuk do të zgjasë më shumë se 90 ditë dhe gjithçka do të zhvendoset si më parë por nuk mund të ndalohet një financim i tillë,mjaft i nevojshëm dhe i rëndësishëm.Drejtori i Spitalit Rajonal Berat,Arben Konomi,ka pohuar se,mjekët gjenekologë që do të ndalojnë pa asnjë arsye shërbimin ndaj grave shtatëzëna do të përballen me masa administrative dhe masa ligjore.

Askush nuk ka të drejtë të ndërpresë shërbimin ndaj qytetarëve. Mjeket që do nderpresin sherbimin do perballen me masa administrative”, u shpreh për mediat, Arben Konomi, Drejtor i Spitalit Rajonal Berat./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy