“Kjo është një seancë historike”, Veliaj në Kushtetuese: Cilën shkelje të rëndë kam kryer unë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kjo është një seancë historike”, Veliaj në Kushtetuese: Cilën shkelje të rëndë kam kryer unë?

Erion Veliaj po flet në seancnë publike që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese

Veliaj: Populli i këtij vendi ka vendosur qartë që askush nuk mund ta ndërpresë mandatin e një të zgjedhuri para përfundimit të tij, përveç kur ka kryer shkelje të rëndë. Askush nuk duhet ta shkelë, ose do të rrëzojë themelet e besimit publik. Unë pyes sot: cilën shkelje të rëndë kam kryer unë në ushtrimin e mandatit kushtetues të kryetarit të Bashkisë së Tiranës? Bindja ime është se drejtësia bëhet nga kushtetuta dhe jo nga… Ato që kushtetuta i mbron shpresoj të thuhen me zë të lartë në këtë sallë.

Të nderuar gjyqtarë, në këtë seancë nuk po shqyrtohet një vend pune. Është një seancë historike. Që nga dita që miratuan kushtetutën dhe pranuam demokracinë, të gjithë ne politikanë, nënpunës shtetërorë, jemi betuar për ta respektuar dhe për ta mbrojtur.

Kjo është çështje gjyqësore që do të përcaktojë njëherë e mirë nëse pushteti do t’i përkasë ende qytetarëve apo do t’u merret atyre në mënyrë të fshehtë dhe hileqare. Nëse ligji do ta mbrojë demokracinë apo jo.

Advertisement

Pushteti që ata na kanë dhënë për t’u shërbyer po përdoret për t’i sunduar.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy