Koncensioni i sterilizimit/ Berisha: Beqaj është amnistuar nga SPAK-u i partisë, me urdhër të Ramës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Koncensioni i sterilizimit/ Berisha: Beqaj është amnistuar nga SPAK-u i partisë, me urdhër të Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish aferën e koncesionit të “sterilizimit”, të cilën ka cilësuar si vjedhjen e dytë të shekullit.

 

Në një reagim në Facebook, Berisha shkruan se ish-ministri Ilir Beqaj është “amnistuar nga SPAK-u i partisë me urdhër të Edi Ramës”.

 

Advertisement

Barisha shprehet se kosto e sterilizimit u rrit me 80 herë, dhe sipas tij, “meqenëse spitalet nuk përballonin këtë kosto, Ministria urdhëroi që të shkurtohen me 1000 operacionet çdo muaj.”

 

Reagimi i Berishës:

 

Advertisement

Vjedhja e dyte e shekullit, tmerrësisht e dhimbshme.

 

Miq, Ilir Beqja i amnistuari i SPAK-ut të partisë, me urdhër të Edi Rames, firmosi me dorën e tij të zezë hapjen e procedurës, firmosi për dyfishin e pikëve për kompaninë e tij me Rrapajn, firmosi për vënien në krye të vlerësimit të ofertave kushon e tij të parë.

 

Advertisement

Byrazeri firmosi dhe i fali kompanisë së vet dhe muratorit Rrapaj aparaturën ultramoderne të sterilizimit të blerë 1.7 milionë euro. Ai i dhuroi me firmën e tij, një kat të spitalit të sapo ndërtuar dhe i fali me firmën e tij dhjetëra mijëra instrumente kirurgjikale, me të cilat kryheshin dhjetëra mijëra operacione, dhe së fundmi firmosi për të marrë falas nga shtetit edhe ujin, energjinë elektrike, për sterilizim.

 

Pas të gjitha këtyre akteve të këtij hajduti vrasës, kosto e sterilizimit u rrit me 80 herë dhe meqenëse spitalet nuk përballonin këtë kosto, Ministria urdhëroi që të shkurtohen me 1000 operacionet çdo muaj, duke kërcënuar jetën e mijëra e mijëra të sëmurëve. Megjithë këto akte kriminale, që kushtuan mijëra jetë, Beqja u amnistua vetëm e vetëm se ndante paratë me bosin e tij, Edi Rama i cili u shndërrua në mashtruesin publik, mbrojtësin më kryesor të kësaj afere të tmerrshme, që ju kushtoi shqiptarëve gjerë sot 76 milionë euro dhe mijëra jetë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy