Kongresi i jashtëzakonshëm i PS, analizë qeverisë dhe partisë në funksion të zgjedhjeve të 2025

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kongresi i jashtëzakonshëm i PS, analizë qeverisë dhe partisë në funksion të zgjedhjeve të 2025

Të premten socialistët do të mblidhen në këtë sallë në atë që është cilësuar si kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste. Qeverisja në dy vitet e ardhshme dhe zgjedhjet parlamentare të 2025-ës do të përbëjnë diskutimin kryesor.

 

Është një kongres që mblidhet për të bërë një përmbledhje të të gjithë rrugëtimit tonë deri më tani si qeveri dhe për të reflektuar mbi gjërat që duhet të bëjmë më mira edhe për të parë e për të përcaktuar më mirë vizionin e Shqipërisë 2030.

 

Advertisement

Kryesocialisti Edi Rama do të jetë i fundit që do t’i drejtohet të tijve. Përgjatë paradites deri në pasditen e vonë në podiumin e Pallatit të Kongreseve do të kenë fjalën e tyre përfaqësues të ndryshëm të qeverisë dhe partisë.

 

Njëjtë si me kongresin e fundit, në gjashtë panele të ndryshme, ministrat do të bëjnë një përmbledhje të arritjeve në çështje të rendit, sigurisë, energjisë apo shëndetësisë dhe do të prezantojnë synimet deri në përfundim të mandatit të tretë qeverisës.

 

Advertisement

Kongresi do të përshëndetet edhe nga miqtë e PS në Evropë, të partive simotra.

 

Paralelisht me votëbesimin e sekretarit të përgjithshëm të socialistëve, Blendi Klosi do të bëjë publike dhe platformën për arritjen e objektivit, fitoren e mandatit të katërt qeverisës.

 

Advertisement

Fjala e fundit dhe ajo që do të përcaktojë qasjen e qeverisë ndaj vendimmarrjeve të rëndësishme, drejtësisë dhe opozitës do ta thotë Edi Rama.

 

Përveç kësaj agjende, ende nuk dihet nëse kongresi i jashtëzakonshëm i socialistëve do të prodhojë ndonjë vendimmarrje të papritur.

 

Advertisement

“Do të jetë një kongres që do të ketë një interes shumë të madh përtej Partisë Socialiste”, tha Çuçi.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy