Kredite shtrenjtohen më shumë/ Interesi mesatar arriti në 7.6%. Kryesojnë kreditë konsumatore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kredite shtrenjtohen më shumë/ Interesi mesatar arriti në 7.6%. Kryesojnë kreditë konsumatore

Sipas Bankës së Shqipërisë, interesi mesatar i kredisë për individë u rrit për të tretin tremujor radhazi, por këtë herë ajo ishte më e theksuar. Gjatë periudhës korrik-shtator, interesi mesatar arriti në 7.6%, nga 6.8 dhe 6.5% që ishte mesatarisht në dy tremujorët paraardhës.

 

Rritja më e madhe në këtë tremujor ishte te kreditë konsumatore, ku interesi i tyre rezultoi 10.1%,  nga  9.2%  që  ishte  mesatarisht  në  gjysmën  e  parë  të  vitit.  

 

Advertisement

Interesat  e kredisë hipotekare ndërkohë u rritën në 4.5%, nga 3.8%  që ishin në pjesën e parë të vitit dhe vitin e kaluar.

 

Për pasojë, analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e tretë të vitit janë shfaqur disa sinjale që tregojnë për ngadalësim të kredisë së këtij segmenti.

 

Advertisement

Flukset tremujore të kredisë hipotekare ishin rreth 35% më  të  ulëta  se një  tremujor  më  parë,  po  kështu  në  ngadalësim  ishte  edhe  kredia e re e disbursuar për këtë qëllim.

 

Ndryshe nga kredia në lekë, interesi i kredisë në euro vijon të luhatet në vlera të ulëta gjatë këtij viti.

 

Advertisement

Rritja e normës bazë për euron nga ana e Bankës Qendrore Evropiane në muajin korrik akoma nuk  ka  pasur  reflektim  të  fortë  tek  interesat  e  kredisë  në  euro, që për tremujorin e tretë shënoi 3.6%,  duke  mbetur  thuajse  i  pandryshuar  nga  nivelet  mesatare  të  tremujorëve të mëparshëm, 3.7% dhe 3.8% respektivisht.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy