Kreu i ARRSH merret i pandehur, Gentian Gjyli dhe katër zyzrtarë të tjerë akuzohen për shkelje të barazisë në tendera

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kreu i ARRSH merret i pandehur, Gentian Gjyli dhe katër zyzrtarë të tjerë akuzohen për shkelje të barazisë në tendera

Merret i pandehur kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentjan Gjyli. Mbi të rëndon akuza e shkeljes së barazisë në tendera në bashkëpunim.

Mëngjesin e kësaj të hëne ai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar për të firmosur dijeninë se po hetohet për veprën penale për të cilën SPAK e dyshon.

Përmes burimesh Vizion Plus mëson se të pandehur janë marrë pesë persona, mes të cilëve edhe ish- drejtuesi i ARRSH, Evis Berberi dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

SPAK ka dyshime se është shkelur ligji për tenderin e  Ndërtimit të tunelit të Llogarasë, me vlerë afro 190 milionë euro.

Advertisement

Të premten, 31 tetor, thirrjes së SPAK iu përgjigj edhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.  Prokuroria i komunikoi edhe numrit dy të qeverisë akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy