
Kryepiskopi i Shqipërisë, Joan Pelushi, është takuar kwtw tw premte me Papa Leoni XIV, në një audiencë private në Vatikan.
Takimi i zhvilluar pas pjesëmarrjes në eventin ndërkombëtar për paqen u cilësua si moment historik i dialogut dhe vëllazërisë së krishterë.
Gjatë bisedës, u theksua rëndësia e paqes, ndalimit të luftrave dhe kujdesit ndaj të rinjve si shpresa e së ardhmes.
Kisha Orthodhokse e Shqipërisë mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit dhe harmonisë ndërfetare. Në përfundim, u shkëmbyen dhurata simbolike./vizionplus.tv
Advertisement
     
 
 
 
