
Pas deklaratave publike se persona të inkriminuar po zhvasin paratë publike në Bashkinë e Fierit, deputeti zgjedhur i Partisë Socialiste Petro Koçi, është paraqitur sot ne prokurorine e posacme antikorrupsion ku është marrë në pyetje.
SPAK ka marrë dëshminë e Koçit në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Pas dëshmisë së tij, zyrtari i lartë socialist Petro Koçi tha se kriminelët kanë lidhje me LSI dhe po kërcëonjnë edhe zyrtarët e tjerë.
“Ka pasur lidhje të konsoliduara me politikën. Lidhje me LSI-në ndikuan edhe në rezultatin e zgjedhjeve. Unë jam politikan, qëndrimet e mia nuk janë për të lartë hesapet me asnjë politikan, por me botën e krimit, nuk duhet të lejojmë që të kenë mundësi vendimmarrje në jetën publike, ato dikojnë, ose duke kërcënuar zyrtarë të niveleve të ndryshme. Shumica zyrtare në Fier nuk e kanë mirëpritur deklaratën time që do të thotë se u dhëmb, PS distancohet nga çdo individ që preket nga krimi, ky është një vullnet i palëvizshëm i PD”.
Por nga ana tjetër, Koçi nuk pranoi që të bënte publike emrat e personave që ai akuzon, apo për tenderat korruptive që ai pretendon se janë marrë nga kriminelët.
Prokuroria e posacme nuk ka bërë ende të ditur nëse do të vijojë hetimet me pyetjen e të tjerë zyrtarëve lokalë, apo me verifikimin e dosjeve të tenderave.
Por pas Lushnjes, Bashkia e Fierit e drejtuar nga socialisti Armando Subashi, pritet të kalojë në sitën e SPAK për tu verifikuar plotësisht pretendimet e Petro Kocit për abuzimet me financat publike.