
Zyra e Rregullatorit të Energjisë të Energjisë në Kosovë ende nuk e ka bërë publik vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ndonëse kjo është kërkuar me forcë edhe nga partitë opozitare. Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, thotë se megjithëse qeveria aktuale nuk është ajo që e shkaktoi krizën energjitike, ajo është përgjegjëse për përkeqësimin e saj.
Avdullah Hoti: Krizën energjetike nuk është që e ka sjellë kjo qeveri por mos veprimet e kësaj qeverie e kanë përkeqësuar jashtëzakonisht shumë gjendjen. Kryeministri i vendit ka qenë akteri kryesor në mbështetjen dhe nxitjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Duke e konsideruar të paarsyetuar vendimin për rritjen e çmimit të të energjisë, ai thotë se çdo protestë kundër këtij vendimi është legjitim dhe duhet mbështetur.
“Nuk ka kauzë më fisnike, më qytetare që të kundërshtohet një vendim i tillë me mjete kushtetuese përfshirë edhe protesta për të dalë kundër një vendimi të tillë që është plotësisht i pabazuar.”
Sa i përket angazhimit të Lidhjes Demokratike në këto protesta ai theksoi se deri më tani nuk ka një vendim të tillë nga strukturat drejtuese.