Në kuadër të programit “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 dhe “Tirana Qyteti Europian i Sportit 2023”, me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, Federata Shqiptare e Sportit Shkollor realizoi Aktivitetin Sportiv: KROS TEYC, pjesë e projektit “Kampionatet Shkollore të Kryeqytetit 2022’’.

 

1500 nxënës, 20 Shkolla të Mesme të Tiranës, 80 Mësues Edukimi Fizik (MEF) dhe 35 vullnetarë, ishin pjesë e kësaj gare dhe projekti ku çdo gjimnaz u përfaqësua nga nxënësit dhe mësuesit respektivë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të rinjtë dhe pjesëmarrësit e këtij eventi u përshëndetën nga Nën/Kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Andi Seferi i cili përgëzoi të rinjtë mbi angazhimin e tyre në aktivitete sportive dhe theksoi se këtë vit që Tirana mban titullin Qyteti Evropian i Sportit të rinjtë duhet të aktivizohen në më shumë aktivitete sportive.

 

Qëllimi i projektit është masivizimi i lëvizjes sportive në shkollë dhe konsolidimi i sistemit sportiv shqiptar për të siguruar mirëqenien dhe aktivizimin e të rinjve në aktivitete sportive.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";