Tre fusha të reja sportive i shtohen shkollës “Mihal Grameno”, Veliaj: “100 terrene të tilla në vitin e Tiranës Qyteti Europian i Sportit”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tre fusha të reja sportive i shtohen shkollës “Mihal Grameno”, Veliaj: “100 terrene të tilla në vitin e Tiranës Qyteti Europian i Sportit”

Tre fusha të reja sportive, i janë shtuar shkollës 9-vjeçare “Mihal Grameno” në Tiranë. E rikonstruktuar në vitin 2019, shkolla ku aktualisht mësojnë afro një mijë nxënës.

 

Erion Veliaj u shpreh i lumtur për shtimin e terreneve sportive, pasi fëmijët kanë mundësinë të merren meaktivitet sportive.

 

Advertisement

“Kam nostalgji kur kthehem në fushën ku unë kam kaluar një pjesë të madhe të fëmijërisë sime, deri në moshën 11 vjeç. Dikur ishte një fushë e degraduar, e bërë me kushte rrethanore të kohës. Sot shohim një terren tjetër, jo vetëm dita me natën me atë që ka qenë, por i denjë edhe për çdo vend në perëndim. Sot shohim edhe se si lagjja është shtuar shumë, fillimisht me ndërtimet, pastaj me më shumë urbanistikë. Lajmi i parë i mirë për lagjen është hapja e shkollës “Bashkim Fino”, që ndodhet vetëm 100 metra në vijë ajrore nga këtu, çka ka ulur pak presionin në shkollën “Mihal Grameno”. Lajmi i dytë i mirë pas rikonstruksionit të shkollës, janë padyshim këto terrene sportive. Ne duam që të kemi 100 terrene të tilla këtë vit, duke qenë se Tirana është edhe Qyteti Europian i Sportit,”

 

Kryebashkiaku bëri edhe një ftesë për prindërit, që të regjistrojnë fëmijët në sport, si mënyra më e mirë për shëndetin e tyre.

 

Advertisement

“Inkurajoni fëmijët të merren me sport! Ndoshta jo të gjithë do bëhen si Ela Tase në volejboll, apo Ermal Kuqo në basketboll, apo Messi në futboll, por gjasat janë që një i ri, një e re, që luan në skuadër, në ekip, mëson çfarë është fitorja, çfarë është humbja, më shumë rrit karakterin se sa muskujt e vet. Regjistroni fëmijët në sport! Një sebep më të mirë se sa ky, kur Tirana është Qyteti Europian i Sportit, nuk do të kemi. Kështu që, ta shfrytëzojmë këtë sebep. Më pak kohë nëpër celularë, nëpër kompjuter, më shumë kohë me shokët, sepse unë besoj se kemi nevojë të rrimë bashkë dhe kemi nevojë si shoqëri të investojmë tek fëmijët,”

 

Duke qenë se Tirana është edhe Qyteti Europian i Sportit, Veliaj u shpreh se synon për ketë vit 100 terrene të tilla.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy