Bashkia e Tiranës dhe Special Olympics Albania organizojnë lojëra sportive për fëmijët me nevoja të veçanta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bashkia e Tiranës dhe Special Olympics Albania organizojnë lojëra sportive për fëmijët me nevoja të veçanta

Bashkia e Tiranës vijon të promovojë aktivitetet sportive për fëmijët.

 

Në Pazarin e Ri, Bashkia e Tiranës dhe Special Olympics Albania organizuan “Luajmë në Pazar”, duke përfshirë fëmijë me dhe pa aftësi të kufizuara në disiplinat e futbollit, basketbollit, volejbollit, ping-pongut dhe atletikës.

 

Advertisement

Kryebashkiaku Erion Veliaj nënvizoi se Tirana është qyteti i mundësive.

 

“Tirana si Kryeqyteti Europian i të Rinjve, nuk është i disa të rinjve, është i të gjithë të rinjve! Nuk është i ca fëmijëve, është i të gjithë fëmijëve! Nuk është vetëm i qendrës, është i të gjithë qytetit! Tirana që unë kam ëndërr, është një Tiranë gjithëpërfshirëse. Prindërit e këtyre fëmijëve kanë sfidën më të madhe, që duhet të kalojnë kohë me ta e t’i sjellin në aktivitete të tilla, prandaj keni gjithë mirënjohjen dhe gjithë respektin tim për punën e mrekullueshme që bëni”.

 

Advertisement

Veliaj theksoi se vitet e fundit Shqipëria ka ndryshuar shumë dhe shoqëria është bërë më pak diskriminuese.

 

“Ne nuk jemi perfektë sot, por Shqipëria ka ndryshuar këto vitet e fundit. Mbaj mend, në ditën time të parë në ministri, spitalet tona nuk pranonin të kuronin, ose t’i ndërronin plagën, një çuni të vogël rom. Ditën e parë e çova vetë me makinën e ministries dhe asokohe thanë se e bëja vetëm për shou. Ja ku jemi sot, kanë kaluar 9 vjet, nuk guxon njeri të të diskriminojë se dukesh ndryshe, flet ndryshe, sillesh ndryshe. Sot e kemi ngritur piacën. Pyetja është: Jemi atje ku duhet? Unë besoj se ende s’jemi dhe fakti që duam që të bëhet më mirë do të thotë se s’jemi dorëzuar”.

 

Advertisement

Në këto aktivitete u aktivizuan rreth 80 fëmijë, duke u edukuar me vlerat e sportit. Gjithashtu, ky event ndihmon në larminë social-kulturore, edukimin, argëtimin dhe përfshirjen si të barabartë në shoqëri të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy