“Kryebashkiakët e zgjedhur janë legjitimë”, Celibashi: Mund ta përdorim Inteligjencën Artificiale gjerësisht në proceset zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kryebashkiakët e zgjedhur janë legjitimë”, Celibashi: Mund ta përdorim Inteligjencën Artificiale gjerësisht në proceset zgjedhore

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat pas përfundimit të numërimit të fletëve të votimit në pesë bashkitë ku u mbajtën zgjedhje, u ndal te përdorimi i AI në numërimin e votave në Tepelenë, ku tha se rezultoi me sukses.

Celibashi: Në Tepelenë testuam përdorimin e AI në numërimin dhe vlerësimin e votave. Kjo mënyrë e numërimit asesi nuk kishte për qëllim të zëvendësonte mënyrën manuale që përcakton Kodi Zgjedhor. Përdorimi i AI ishte test teknik, nëpërmjet të cilit ne si KQZ donim të shihnim sesa e dobishme mund të jetë në të ardhmen përdorimi i kësaj risie. Së paku përdorimin e AI në numërim e kemi parë si mjet të përshtatshëm për kntrollin e profesionalizmit dhe ndershmërisë të numëruesve dhe komisonerëve, testi i kryer dje ishte i suksesshëm, dhe përmbushi të gjitha pritshmëritë e KQZ.

Kryekomisioneri shoti se në të ardhmen përdorimi i Inteligjencës Artificiale mund të përdoret gjerësisht në proceset zgjedhore.

Celibashi: Inteligjenca Artificiale në rastin e zgjedhjeve mund të përdoret në shumë aspekte të procesit zgjedhor. Ne e pamë të dobishme ta përdornim gjatë procesit të numërimit. Në këtë rast përdorimi i AI nuk shmang komisionerët apo numëruesit sepse duhet të jetë dikush që shfaq fletët e fotimit para një kamere. Pamjet analizohen përmes një programi kompjuterik që përdor inteligjencën artificiale. Sa kohë që Inteligjenca Artificiale mund të përdoret në shumë aspekte të jetës globale nuk ka asnjë arsye pse mos të përdoret edhe në proceset zgjedhore. E bëmë këtë test as të nxitur dhe as të frymëzuar nga praktika të të tretëve të tjerë, por është momenti e ka sjellë zhvillimi global si mundësi për ta përdorur këtë risi dhe s’ka asnjë arsye pse ne të kishim drojë për ta testuar. Ne besojmë që ia vlente dhe besojmë se do t’ia vlejë në të ardhmen.

Advertisement

Sa i përket pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje, Celibashi tha kjo nuk e bën procesin zgjedhor jo legjitim.

Celibashi: Ata që janë zgjedhur kryetarë bashkie kanë legjitimitet të plotë. Rezultati është legjitim. Për gjykimin tim, unë i përkas grupit të atyre personave që angazhohen me procesin zgjedhore që nuk është domosdoshmëri që të ketë një kufi të pjesëmarrjes për t’i konsideruar zgjedhjet të vlefshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy