Kthjellime dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kthjellime dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 10 m/s.

Temperature minimale do të shënohet në Bajram Curr, 15 gradë Celcius, ndërsa ajo maksimale në Berat, 23 gradë Celcius.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë./vizionplus.tv

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy