Sot presim qe vendi ynë të vijoj të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Deri në orët e pasdites moti parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar në formë shtrëngatash.

Duke nisur nga orët e mbrëmjes, përgjatë vijës bregdetare dhe kryesisht zonën e jugut reshjet fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut me intensitet mesatar.

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore parashikohet edhe erë intensive me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi deri në 15-18m/s, erë e cila mund të jetë problematike në disa zona.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";