Kush ishin liderët që morën pjesë në ceremoninë e Fatos Nanos

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kush ishin liderët që morën pjesë në ceremoninë e Fatos Nanos

Ish kryeministri dhe lideri historik i PS Fatos Nano u përcoll sot për në banesën e fundiT. Ai do të prehet në varrezat e Sharrës, ndërsa ceremonia është kërkuar nga familjarët që të jetë private.

Por në nder të ish kryeministrit Nano, 2 nëntori u shpall ditë zie kombëtare, ndërsa që prej orës 08:30 deri në 13:00 u zhvilluan homazhe në Pallatin e Kongreseve, ku të pranishëm ishin në sërë personalitetesh.

Nga Maqedonia e Veriut i pranishëm ishte Ali Ahmeti, ndërsa nga Kosova kryeministri Albin Kurti.

Pjesë e ceremonisë ishin edhe deputetë të PS, ministra trë kabinetit qeveritar, krytarja e Kushtetueses Holta Zaçaj dhe kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi.

Advertisement

Të pranishëm kanë qenë edhe miq dhe bashkëpunëtorë të ish kryeministrit Nano; ish presidentët Bamir Topi e Aleksandër Moisiu, ish kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, dhe Arta Dade.

Figura e Fatos Nanos u nderua edhe nga përfaqësuesit e opozitës. PD u përfaqësua nga Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj. Të pranishëm ishin edhe Agron Duka, Fatmir Mediu, Lulzim Basha dhe Tedi Blushi.

Por “i pranishëm” ishte edhe Erion Veliaj. Edhe pse ai ndodhet në ambientet e paraburgimit në Durrës, Veliaj dërgoi një kurorë me lule./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy