Kush janë 31 deputetet dhe ministret e PS që kërkojnë ndëshkimin maksimal të Berishës në Kuvend

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kush janë 31 deputetet dhe ministret e PS që kërkojnë ndëshkimin maksimal të Berishës në Kuvend

31 deputete të PS i kanë drejtuar një letër kryeparlamentares Lindita Nikolla, për të masë masa të menjëhershme për përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi.

 

Kjo kërkesë erdhi pas deklaratës së Berishës në Kuvend, i cili tha se disponon video me dhesazhe erotike të ish agjentit të FBI Charls McGonigal me zyrtare të qeverisë dhe këto do ja dorëzonte komisioneve brenda dhe jashtë vendit.

 

Advertisement

Deputetet, kanë deklaruar se janë fyer dhe ofenduar nga fjalët e një personi që është shpallur non grata nga SHBA  dhe Britania.

 

Deputetet kërkojnë që Berisha ose të nxjerrë materialet që përmend, ose në të kundërt të kërkojë falje publike.

 

Advertisement

Kërkesa e plotë:

 

E nderuar zonja Kryetare,

 

Advertisement

Deputeti Sali Berisha ka arritur së fundmi një kulm të patolerueshëm në kapërcimin e çdo kufiri etik, përmes një agresioni vulgar që ka cënuar rëndë jo thjesht dinjitetin e ministreve dhe deputeteve të shumicës, po edhe të vetë Kuvendit të Shqipërisë.

 

Ky individ i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe për minim të demokracisë dhe korrupsion madhor, ka minuar prej kohësh urat e komunikimit publik, duke e korruptuar deri në ekstrem gjuhën me helmet e urrejtjes, shpifjeve dhe fyerjeve më brutale. Ditët e fundit ai e ka përshkallëzuar paturpësinë e tij tradicionale, duke sulmuar me një vrazhdësi të skajshme edhe ambasadorët e këtyre dy vendeve.

 

Advertisement

Ky agresion i kryqëzuar me fantazitë monstruoze të videove kompromentuese ndaj të gjithë të lartpërmendurve, që deputeti Sali Berisha ka thënë publikisht se i ka po nuk do t’i bëjë publike,

 

s’ka asnjë mundësi të lihet të kalojë s’i shumë përdalësi të tjera të gjuhës së këtij shpifësi veteran.

Në Kodin e Sjelljes së deputetit, ndër të tjera, thuhet se deputeti duhet të reflektojë integritet individual dhe institucional dhe të shmangë çdo diskriminim për shkak të gjinisë, bindjeve politike apo çdo natyre tjetër. Ndërkohë deputeti Sali Berisha ka kohë që jo vetëm nuk reflekton asnjë integritet individual dhe institucional apo që jo vetëm nuk shmang asnjë diskriminim për shkak të gjinisë e të bindjeve politike, por ka marrë me përdhunë statusin e dikujt që mund të nxjerrë nga goja çdo lloj ultësie gjuhësore pa u përballur me asnjë  konseguencë të asnjë natyre.

Advertisement

 

Kjo deklaratë bëhet referuar nenit 3 të Kodit të Sjelljes së Deputetit, i cili parashikon parimet e përgjithshme të sjelljes së deputetit gjatë ushtrimit të mandatit dhe aplikohet për çdo veprimtari të deputetit kudo në Kuvend e jashtë tij.

 

Normalizimi i vulgaritetit të këtij “shejtan budallai” të pandëshkueshëm qoftë për krimet ulëritëse të së shkuarës dhe qoftë për ulërimat kriminale të së tashmes, nuk mund të pranohet më prej nesh si një privilegj i pakontestuar, të cilin deputeti Sali Berisha mund ta ushtrojë në praninë tonë në çdo seancë të Kuvendit të Shqipërisë. 

Advertisement

 

Ai i ka lëshuar krejt frerët dhe ka bërë gjithçka të turpshme për një deputet të Kuvendit të Shqipërisë, duke shantazhuar pa dallim dhe në mënyrën më të padenjë zyrtare, deputete, ministre, ambasadore e mbi të gjitha vetë familjet tona, po ne besojmë se ky individ është kthyer në një ngacmues tejet problematik edhe për çdo familje normale shqiptare.

 

Ne kemi bindjen se deputeti Sali Berisha nuk duhet lejuar të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, nëse nuk bën njërën nga të dyja: Ose të nxjerrë provat që mbështesin shthurjen ekstreme të gjuhës së tij ditët e fundit ose t’u kërkojë falje publikisht subjekteve të dhunës së tij të shfrenuar verbale.

Advertisement

 

Përsa më sipër, kërkojmë që organet kompetente të Kuvendit të fillojnë menjëherë procedurat për marrrjen e masës disiplinore të përjashtimit të deputetit Sali Berisha nga seancat e Kuvendit të Shqipërisë, me afatin maksimal të lejuar nga rregullorja dhe njoftojmë Kuvendin dhe publikun e gjerë, se këtë kërkesë do ta përsërisim vijimësisht, deri kur ky shkelës recidiv i çdo norme të bashkëjetesës demokratike të ketë plotësuar njërën prej dy kërkesave të mësipërme, për t’u ulur në të njëjtën sallë kuvendore me të poshtëshënuarat.

 

 

Advertisement

 

  1. Antoneta Dhima

 

  1. Desantila Tahiraj

 

  1. Hatixhe Konomi

 

Advertisement
  1. Pranvera Resulaj

 

  1. Lindita Buxheli

 

  1. Mirela Pitushi

 

  1. Anila Denaj

 

Advertisement

8.Elisa Spiropali

 

  1. Ogerta Manasterliu

 

  1. Edona Bilali

 

Advertisement
  1. Teuta Ramaj

 

  1. Olta Xhaçka

 

  1. Klodiana Spahiu

 

  1. Milva Ikonomi

 

Advertisement

15.Evis Kushi

 

  1. Blerina Gjylameti

 

  1. Tatiana Piro

 

Advertisement
  1. Elva Margariti

 

  1. Mirela Kumbaro

 

  1. Enslemvera Zake

 

  1. Shpresa Marnoj

 

Advertisement
  1. Delina Ibrahimaj

 

  1. Klotilda Bushka

 

  1. Ermonela Valikaj ( Felaj)

 

  1. Frida Krifca

 

Advertisement
  1. Bora Muzhaqi

 

  1. Belinda Balluku

 

  1. Etilda Gjonaj

 

  1. Mimi Kodheli

 

Advertisement
  1. Luljeta Bozo

 

  1. Gerta Duraku

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy