minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Kuvendi mblidhet për të miratuar rezolutën në mbështetje të Ukrainës/ Berisha: Akt moral - Struga.info


Kuvendi mblidhet për të miratuar rezolutën në mbështetje të Ukrainës/ Berisha: Akt moral

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kuvendi mblidhet për të miratuar rezolutën në mbështetje të Ukrainës/ Berisha: Akt moral

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur pasditen e ksaj të hëne, ku pritet të miratohet rezoluta për mbështetjen e sovranitetit territorial të Ukrainës kundër agresionit rus.

Në nisje të seancës plenare, Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se projekt-rezoluta për Ukrainën është propozuar një muaj më pare, ndërsa e konsideroi një akt moral, por edhe ligjor i detyrueshëm sot.

“Siç jeni në dijeni një rezolutë në mbështetje të Ukrainës është kërkuar një muaj më parë dhe natyrisht mbështetja për të është një akt moral por edhe ligjor i detyrueshëm sot. Mendoj se ajo duhet të paraqitet mazhoranca refuzoi cdo lloj kompromisi mes dy rezolutave. Është e domosdoshme që përfaqësues të grupit që kane hartuar rezolutën të ulen dhe të përpiqen që të gjejnë pikat e përbashkëta që janë në interes kombëtar. Nuk duhet të bëjmë këtu beteja politike me njëri-tjetrin sepse beteja kryesore është mes Rusisë dhe Ukrainës.”

I pranishëm në sallë është edhe ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy