Largimi i Merkel nga politika/ Berisha: Shqiptarët duhet t’i jenë thellësisht mirënjohës kancelares

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Largimi i Merkel nga politika/ Berisha: Shqiptarët duhet t’i jenë thellësisht mirënjohës kancelares

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas largimit të ish kancelares gjermane, Angela Merkel nga skena politike.

 

Berisha thekson se shqiptarët duhet t’i jenë thellësisht mirënjohës kancelares Merkel për ndihmën e çmuar ekonomike, financiare e të gjithëanshme që ajo dhe vendi i saj i kanë dhënë në këto 16 vite Shqiperisë.

 

Advertisement

“Mirenjohje te thelle!
Miq, sot Anxhela Merkel, gruaja me e shquar e kombit te saj ne te gjitha kohrat dhe njera nga kancelaret me te suksesshme ne historine e Gjermanise dorezoi pas 4 mandatesh detyren kancelarit te ri Olaf Scholz. Nen drejtimin e saj te mencur Gjermania vetishem mori udheheqjen politike te Europes, Bashkimit Europian.

 

Ajo me vendosmeri, urtesi dhe mençuri shpetoi disa vende te BE nga kriza e rende financiare dhe parandaloi pershkallzime konfliktesh ne kontinentin tone. Zonja Merkel me Nismen e Berlinit ishte nje avokate e interesave dhe aspiratave Europiane te popujve te vendeve te Ballkanit Perendimor.

 

Advertisement

Keto aspirata nuk njohen perparimin e duhur per shkak te klikave te gangsterve ne pushtet Beograd- Tirane, Vuçiç-Rama, te cilet per te ruajtur pushtetin e tyre, zhbene standartet europiane dhe bene gjithçka si te papergjegjshme te zevendesojne ne funksion te serbomadhise procesin e Berlinit me aleancen trilaterale Beograd-Tirane-Shkup te rrezikshme per paqen dhe stabilitetin e rajonit.

 

Sot mbare shqiptaret duhet ti jene thellesisht mirenjohes kancelares Merkel per ndihmen tejet te cmuar ekonomike, financiare e te gjitheanshme qe ajo dhe vendi i saj i madh i kane dhene ne keto 16 vite Shqiperise dhe Kosoves por ne veçanti per qendrimin e saj te prere e vizionar kunder ndarjes dhe coptimit te Kosoves me te cilin ajo shmangu ndezjen e nje konflikti te ri ne rajonin tone. Me kete rast te dashur miq le ti urojme suksese kancelarit te ri Scholz ne misionin e tij te larte”, shkruan Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy