
Gjykata e Apelit te Tiranes ka liruar nga paraburgimi Dritan Goxhajn.
Ish-luftetari i UCK u arrestua ne fund te muajit korrik te ketij viti me kerkese te Gjykates Speciale e cila kerkoi ekstradimin e tij ne Hage.
Advertisement
Me vendimin e sotem, Gjykata e Apelit ka rrezuar vendimin e Shkalles se Pare, duke refuzuar ne kete menyre kerkesen per ekstradimin e tij ne Kosove dhe pastaj drejt Hages.
Prokuroria Speciale e Kosoves e akuzon Goxhajn për veprat penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.
Advertisement
45-vjecari mohoi akuzat, ndersa avokatet e tij e kane quajtur arrestimin e tij ne 31 korrik ne Tirane, politik.