
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, në një konferencë për media deklaroi se Serbia gjendet para presioneve të mëdha nga vendet perëndimore, shkaku i mos-bashkërendimit në sanksionet kundër Rusisë.
Ajo tha se Serbia po kërcënohet me shkëputjen e rrugën e saj evropiane, statusin e saj kandidat për anëtarësim në BE, presione që kanë të bëjnë me Kosovën, lidhjet e veçanta me Republika Srpska, dhe me kërcënime se investitorët do të largohen nga vendi.
“Ne po luftojmë për të ruajtur interesin e Serbisë, dhe ligjin ndërkombëtar”, deklaroi kryeministrja serbe.
Ajo gjithashtu e përsëriti frazën e kahershme serbe, komuniteti ndërkombëtar është ai që e ka shkelur ligjin ndërkombëtar “kur na bombarduan më 1999, dhe kur Kosova më 2008-tën shpalli pavarësinë”.
“Presionet ekskluzivisht po bien mbi Presidentin e Serbisë. Do të doja të duroja shumicën prej tyre”, teksa tha se “presionet janë të të gjitha llojeve”.
Ajo komentoi gjithashtu edhe letrën e drejtuar të BE-së nga Valentin Inzko-s, ish-Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar i Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili tha se Serbisë duhet t’i hiqet statusi i vendit kandidat të BE-së.
Serbia ka votuar rezolutën në OKB që dënon agresionin rus ndaj Ukrainës, por nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.
Bashkimi Evropian ka shprehur “keqardhje të thellë” ndaj pozicionit të Serbisë e cila nuk i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, ndonëse e ka paralajmëruar se “Serbia duke qenë vend kandidat i BE-së, është e obliguar që ta harmonizojë politikën e jashtme me atë të unionit evropian”.