
Një lokal në Memaliaj është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Policia njofton se në momentin që ka rënë zjarri, biznesi në pronësi të shtetasit me iniciale A.S ka qenë i mbyllur.
Advertisement
Por flakët janë përhapur më tej, duke djegur edhe një banesë që ndodhej pranë.
Si pasojë e kësaj, mësohet se ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz.
Advertisement
Memaliaj/ Informacion paraprak
Rreth orës 21:43, në qytetin e Memaliaj, ka marrë flakë bar-lokali në pronësi të shtetasit A. S., banues në Memaliaj. Bar-lokali në momentin e përfshirjes nga flakët ka qenë i mbyllur. Gjithashtu, për shkak të flakëve është djegur pjesërisht banesa e shtetasit G. M., e cila ndodhet në afërsi të bar-lokalit.
Advertisement
Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar.