“Lufta, ndikim të fortë në ekonomi”/ Ekspertët: Edhe Shqipëria do preket nga pasojat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Lufta, ndikim të fortë në ekonomi”/ Ekspertët: Edhe Shqipëria do preket nga pasojat

Jo vetëm ekonomitë botërore, por edhe ajo e Shqipërisë ndikohet nga lufta e nisur nga Rusia ne Ukraine. Ekspertët thonë se “dallga” e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare do të prekë edhe vendin tone dhe se pasojat do të jenë të forta.

 

“SELAMI XHEPA

EKSPERT PER EKONOMINE

Advertisement

“Zhvillimet e pritshme do të jenë mjaft negative. Siç kemi parë menjëherë çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare kaloi shifrën 100 dollarë për fucoi. Është një ndikim shumë serioz në të gjitha tregjet evropiane. Nëse konflikti vazhdon të jetë serioz, sigurisht që edhe ndikimet do të jenë serioze. Ky do të jetë një çmim që do ta paguajë e gjithë shoqëria. Edhe pa konflikt ne kemi parë që rritja e çmimit ka qenë e ndjeshme, sidomos për mallrat ushqimorë. Masat e ndalimit të eksporteve të produkteve do të kishte një efekt edhe më të fortë, dhe do të rriste edhe më fort çminmet, kështu kërcënimi më serioz për ne do të ishte inflacioni. Nëse përshkallëzohet, ai do të shkonte në nivele të papërballueshme dhe për politikat do të ishte shqetësimi më madhor.”

 

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, gjatë 2021-shit vendi ynë bleu nga jashtë një sasi prej 272 mijë kuintalë drithëra dhe rreth 70% e sasisë rezulton të ketë ardhur nga Rusia. Ndaj, asaj që i frikësohen të gjithë tani është një vendim i mundshëm i Rusisë e Ukrainës për të ndërprerë eksportet. Kjo do të përkthehej jo vetëm në rritje çmimi të produktit, por edhe në mungesë.

 

Advertisement

SELAMI XHEPA

EKSPERT PER EKONOMINE

“Frika më e madhe është që duke qenë se si Rusia, ashtu edhe Ukraina, janë prodhues të rëndësishëm bhotërorë të drithërave dhe të vajrave, kjo ka ngjallur një lloj paniku për impaktin që mund të ketë për ndërprejrjen e zinxhirin të furnizimit.”

 

Advertisement

Por çfarë masash këshillojnë ekspertët të marrë qeveria shqiptare, për të përballuar një krizën?

 

SELAMI XHEPA

EKSPERT PER EKONOMINE

Advertisement

“Është e pamundur që rritja e inflacionit të frenohet me politika monetare sepse rritja e normës së interesit do të kishte efekte shumë negative në shlyerjen e borxhit. Ndoshta duhet që të flasim për elementë të ndërhyrjes si ngrirja e çmimit të disa produkteve. Mund të kalohet në një ndërnhyrje direkte. Për disa produkte, duhet konsideruar barra fiskale, flas për naftën sepse barra fiskale është më shumë se gjysma e çmimit që paguan konsumatori. Rritja e mëtejshme e çmimit të naftës vijon në treg, edhe në nivelet aktuale, duhet rikonsideruar nga qeveria heqja e disa taksave.”

Selami Xhepa thotë se fenomeni i rritjes së mëtejshme të çmimeve do të kishte pasoja të forta dhe do të çonte në falimentim kompani vendase.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy