Paraditen e sotme vatrat e zjarrit kanë depërtuar brenda parkut kombëtar të Prespës me gjithë përpjekjet e forcave të shumta për të mos lejuar një gjë të tillë.

Duket se moslejimi i kalimit të flakëve në parkun kombëtar të Prespës në pyllin me ah ka qenë e pamundur me gjithë përpjekjet e një dite me pare me ndërhyrjen nga ajri dhe luftën me mjete rrethanore të punojësve të shërbimit zjarrfikës, ushtrisë, zonave të mbrojtura dhe bashkisë Pustec.

Tejet e vështirë ka qenë situata edhe për shkak të mungesës së rrugëve duke mos lejuar mjetet e shërbimit zjarrfikës aty ku vatrat e zjarrit kanë qenë më të shumta por ende me tej situata është e vështirë pasi në atë lartësi mungojnë burimet ujore duke bërë që shërbimet zjarrfikëse të furnizojnë pompat e krahut në në largësi të mëdha, aty ku transport bëhet me kafshë pune.

Ditën e sotme për shkak të angazhimeve të mëdha në anën maqedonase dy helikopterët e vendit fqinj nuk janë parë në zonën me vatra të shumta zjarri në parkun kombëtar të Prespës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vlen të theksohet se zjarri ditën e sotme ka marrë përmasa shumë të mëdha, duke krijuar vatra të reja e duke e rrezikuar në maksimum pyllëzimin qindra vjeçar në zonën e Goricës së Madhe./vizionplus.tv