
Nje makinë tip Opel Corsa ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë në zonën e fshatit Brataj në Vlorë , ku dy persona që udhëtonin kanë marrë plagë të rënda dhe janë nisur drejt spitalit të Vlorës.
Kacandon Hasanaj ka qenë drejtuesi i makinës rreth 73 vjeç ndërsa pasagjerja Helena Hasanaj rreth 70 vjeç.
Të plagosurit janë ndihmuar nga kalimtarët dhe banorët e zonës.
Vlorë/Informacion paraprak
AdvertisementSot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, shtetasi K. H., rreth 70 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një humnerë.
Si pasoje e aksidentit ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja E. H., rreth 65 vjeçe, të cilët u transportuan në spital, për ndihmë mjekësore.
AdvertisementNë vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.