
Ndërron jetë në aksident një 33-vjecar në aksin Tiranë-Durrës.
Makina që ai drejtonte ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës kombëtare.
Advertisement
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit që i mori jetën një shtetasi me iniciale E.D.
Durrës/Informacion paraprak
Advertisement
Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi E. D., 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Advertisement