
31-vjeçari që ndërroi jetë nga aksidenti në kthesën e Kashticës është Arjan Shtika.
Nga informacionet paraprake dyshohet se automjeti ka rrëshkituar prej lagështirës e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe më pas është përplasur me barrierat anësore.
Përplasja ka qënë kaq e fortë sa mjeti ka kryer disa rrotullime në rrugë për të përfundur në kanal.
Nga përplasja drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në çast ndërkohë që personi tjetër që udhëtonte me viktimën ka marrë plagë të shumta por jashtë rrezikut për jetën.
Burime policore thanë se në momentin e aksidentit aksi rrugor për shkak të rreshjeve të shiut ka qënë me lagështirë dhe për shkak te shpejtësisë së madhe viktima e ka pasur të pamundur të mbajë nën kontroll automjetin Hyundai.
Në këtë vend duhet thënë se ka pasur edhe aksidente të tjera madje edhe me pasojë vdekjen.