Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe në përgjigje të nevojës në rritje për gjak në stinën e verës.

 

Edhe stafi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe institucioneve të varësisë i janë bashkuar fushatës së dhurimit vullnetar të gjakut. Ministrja Manastirliu apeloi për rritjen e dhurimeve vullnetare, për të pasur një nivel optimal të rezervave të gjakut në stinën e verës.

“Gjaku është një produkt që nuk blihet, nuk shitet. Është një produkt që vetëm dhurohet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ndaj, në sajë të solidaritetit, në sajë të angazhimit të të gjithëve, ne mund të bëjmë që edhe këtë situatë, periudhën e verës, ku dihet që nevojat për gjak janë të mëdha, ne të bashkohemi të gjithë së bashku dhe të dhurojmë gjak. Përsa i përket nevojave në nivel kombëtar, ne jemi në 12.1 dhurime për 1 mijë banorë dhe duhet të shkojmë drejt 20 dhurime për 1 mijë banorë, që është një nivel i kënaqshëm dhe optimal përsa i përket dhurimit të gjakut”, tha Manastirliu.

Duke falenderuar dhuruesit e gjakut, Manastirliu i bëri këtë apel qytetarëve:

“Në vetëm 10 minuta shpëtojnë 3 jetë! Ndaj është shumë e rëndësishme të gjithë së bashku të kontribuojmë me këtë akt human dhe një akt, i cili në fakt, përtej angazhimeve dhe punëve tona të përditshme, është një përgjegjësi e madhe qytetare”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për vitin 2021 në Shqipërinë janë kryer mbi 34 mijë dhurime të gjakut. 80% të dhurimeve e kryejnë familjarët e persoanve që kanë nevojë për gjak dhe pjesa tjetër janë dhurime vullnetare.

 

Nisur nga nevoja për gjak që rritet në stinën e verës, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Qendra Kombëtarr e Transfuzionit të Gjakut kanë nisur një fushatë ndërgjegjësimi për dhurimin vullnetar të gjakut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";