minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Shqipëria ka nevojë për gjak! Shumica janë dhurime familjare, s’ka vullnetarë - Struga.info


Shqipëria ka nevojë për gjak! Shumica janë dhurime familjare, s’ka vullnetarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria ka nevojë për gjak! Shumica janë dhurime familjare, s’ka vullnetarë

Shqipëria dhuron pak gjak. Vetëm në 3 muajt e parë të 2022 bilanci u mbyll me 6 mijë dhurime, që bazuar në statistikat e qëndrës kombëtare të transfuzionit, përbën një shifër jo te lartë, pasi kërkesat janë të mëdha dhe të vazhdueshme.

 

MIRELA SPAHIU

QENDRA KOMBETARE E TRANSFUZIONIT

Advertisement

 

 “Fëmijët talasemikë janë rreth 600 dhe kanë shumë nevojë për gjak. Mesatarishtmarrin 2 qese çdo 10 ditë. Familajrët e tyre nuk dhurojnë dot. Gjaku që marrim nga vullnetarët shkon për fëmijët talasemikë”.

 

Sa i përket kategorizimit, dhurimet familjare mbajnë peshën kryesore ndërsa ato vullnetare mbeten ende në shkallë të ulët ndërgjegjësimi.

Advertisement

 

“Ne bazohemi te dhurimet familjare e vullnetare. Dhurimet familjare janë më tepër sepse sipas skedës kirurgjikale që ekziston për spitalin nuk hyn asnjë pacient në operacion pa dhuruar gjak një pjesëtar i familjes. Këtë vit janë rreth 1070 dhurime vullnetare dhe 4500 familjare

 

Nevojat për gjak janë të larta, veçanërisht për fëmijët talasemikë në të gjithë vendin si dhe traumat e renda.

Advertisement

 

Specialistët bëjnë apel për dhurime vullnetare të gjakut.

 

Sipas Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, në 2021 ishin 35,000 dhurime në total, ose 5,000 më shumë se 2020-ta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy