Shqipëria sonte e copëtuar/ Kundër Andorës luan shumica e stolit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria sonte e copëtuar/ Kundër Andorës luan shumica e stolit

Shqipëria do të luajë sonte në mbrëmje në stadiumin kombëtar në Tiranë duelin e fundit eleminator për kupën e Botës 2022.

 

Kuqezinjte do të kenë përballë modestet e Andores, në një ndeshje të rëndësishme për tu fituar në mënyrë që Shqipëria të mbajë vendin e trete që ka në klasifikm.

 

Advertisement

Kështu me 18 pikë të mundshme do të vendosnim një rekord por gjithashtu do të kënaqësim me një pozicion të mirë në klasifikim

 

Natyrisht fitorja është detyrim edhe për të reflektuar pas humbjes së rëndë në Angli.

 

Advertisement

Mirëpo Reja ka shumë problem me formacionin, për shkak të pezullimeve, demtimeve dhe zgjedhjeve të tij teknike. E në këtë mënyrë në pjesën dërrmuese  formacioni do të jetë i përbërë nga lojtarë të stolit.

 

Do të mungojnë Gjimshiti, Veseli, Kumbulla, balliu e Ismajli në mbrojtje, Bare, Gjasula, Abrashi në mesfushë si dhe , Cikalleshi, Broja dhe Manaj në sulm.

 

Advertisement

Për shkak të këtyre problemeve Ernest Muci, Cokaj dhe Taulant Seferi janë grumbulluar për duelin e sotëm.

 

Madje sulmuesi i Tiranës, bashkë me Hoxhallarin dhe Dermakun pritet të jenë titullarë sonte në ‘Air Albania”.

 

Advertisement

Në gjashtë ndeshje ndaj Andores në total në eleminatore dhe miqësore kemi 4 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy