Manastirliu inspekton punimet në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut: Dhuroni gjak, sidomos tani në verë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Manastirliu inspekton punimet në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut: Dhuroni gjak, sidomos tani në verë

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut po rehabilitohet plotësisht, falë një investimi të qeverisë shqiptare që do të shndërrojë këtë qendër reference në nivel kombëtar. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në ketë qendër duke deklaruar se faza e parë e punimeve pritet të përfundojë brenda muajit dhjetor të këtij viti.

“Jemi duke ecur me ritme të shpejta. Ne duam që faza e parë e përfundimit të këtij investimi, të përfundojë brenda muajit dhjetor të këtij viti, pra gjithë zona ku do të akomodohen dhuruesit dhe gjithashtu dhe një pjesë e laboratorëve. Dhe ndërkohë që faza e dytë do të vazhdojë menjëherë, në vitin 2023, për të përfunduar tërësisht ky investim. Një investim rreth 2 milionë dollarë që mbështetet nga buxheti i shtetit. Gjithashtu të planifikuar për vitin tjetër ne do të kemi dhe një seri aparaturash, të cilat janë kaq shumë të rëndësishme sa i përket pikërisht të gjithë sistemit tonë për të siguruar dhe për të vijuar për të siguruar gjak të sigurtë për të gjithë ata që i nevojitet, por nga ana tjetër edhe për të rritur kapacitetet tona për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se falë sistemeve të integruara elektronike do të bëhet një menaxhim më i mirë i dhurimeve dhe listës së dhuruesve të gjakut.

“Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut është një qendër e cila koordinon të gjitha qendrat të cilat janë si satelite në spitalet rajonale të vendit. Është një qendër e cila po përmirësohet edhe në sajë të përfshirjes të sistemeve të integruara elektronike për menaxhimin e dhurimeve të gjakut, për menaxhimin gjithashtu të dhuruesve vullnetarë të gjakut”

Advertisement

Manastirliu bëri me dije ecurinë e dhurimeve të gjaktu për gjashtë muajt e parë të vitit, ndërkohë që u bëri thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak, sidomos gjatë stinës së verës, për ata të cilët kanë më shumë nevojë.

“Unë dua që të falenderoj nga njëra anë të gjithë ata të cilët janë dhurues vullnetarë të gjakut dhe janë në listën tonë të rregjistrit të dhuruesve vullnetarë. Nga ana tjetër të ftoj të gjithë ata të cilët kanë mundësi të dhurojnë gjak. Përsa i përket dhurimeve për këtë 6 mujor në fakt kemi pritshmëri shumë të mëdha. Krahasuar me 6-mujorin e vitit të shkuar janë më shumë se 600 dhurime më shumë. Janë mbi 18 mijë dhurime vullnetarë të kryera dhe familjare gjithashtu”, tha Manastirliu.

Investimi në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut është rreth 2 milionë dollarë dhe është investimi i plotë në të gjitha ambientet dhe godinat ndihmëse të kësaj qendre, që prej ndërtimit të saj në vitin 1976.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy