
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është i pranishëm në seancën publike që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohet ankimimi i tij për shkarkimin nga detyra.
Veliaj tha se gjatë 9 muajve që ka qenë i parabuargosur nuk pa penguar zhvillimin e unëve në bashkinë e Tiranës.
Veliaj: E nderuar në çdo rast që më është kërkuar të veproj kam emëruar. Ka qenë delegimi i nënkryetarëve. Nuk kam penguar unë bashkinë të mbjellë pemë, s’jam bërë pengesë për asgjë. A të pastrohet qyteti. Institucionet janë aty, drejtori është aty, stafi. S’është penguar bashkia që Tirana mos ketë ujë. Nuk jam bërë unë pengesë. Po siç thashë duhet të kisha prangat në duar jo lopatën. Një pjesë e shtetit më thotë rri në Durrës, një tjetër më thotë pse nuk ke ardhur.
Veliaj gjithashtu bëri një krahasim me situatën e një kryebashkiaku tjetër në Shqipëri, duke nënvizuar nevojën për barazi dhe ruajtjen e standardeve demokratike për të gjithë. Ai e konsideroi këtë proces si një betejë për të mbrojtur jo vetëm mandatet aktuale, por edhe të ardhmen e detyrave publike dhe qytetarëve që do të vijnë pas tij, përfshirë këtu kandidatët të cilët kanë shpallur kandidaturat e tyre për Bashkinë e Tiranës.
Veliaj u shpreh se nëse në vijim e njëjta situatë do t’i ndodhte, Ogerta Manastirliut si kandidatja e socialistëve, apo dhe Florjan Binajt, apo Arlind Qorrit, atëhere qyteti i Tiranës do të shkonte në kaos.
Veliaj: Kryetari i bashkisë së Tropojës ka qenë 11 muaj në arrest shtëpie, nuk ka qenë në zyrë. Lind pyetja janë të gjithë qytetarët e barabartë? Pse është ndryshe një kryebashkiak i Tropojës me Tiranën? Këtu kemi një disbalancë. Së pari kam unë një betim për qytetarët, dhe për ata që kandidojnë. Po sikur nesër tja bëjnë Ogertës. Florit, Arlindit një masë sigurie. Kaosi që kemi tani, nuk është njësoj me kaosin që do të vijë pas. Kjo është një betejë që unë po e bëj edhe për ata që do vijnë pas meje.
Ndërkohë nga ana tjetër avokati i Veliajt tha se klienti i tij ka ushtruar detyrën edhe nga ambientet e paraburgimit dhe se mungesa e tij nuk mund të konsiderohet si mosushtrim i vullnetshëm i detyrës.
 
 
 
 
