Mashtronin qytetarët si “Posta Shqiptare”, si u zbulua skema e 2 kinezëve në Shqipëri, synonin vjedhjen e 5 miliardë lekëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mashtronin qytetarët si “Posta Shqiptare”, si u zbulua skema e 2 kinezëve në Shqipëri, synonin vjedhjen e 5 miliardë lekëve

Drejtoria e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit ka parandaluar një skemë masive mashtrimi dhe vjedhjeje të të dhënave të mbi 5 mijë shtetasve shqiptarë. Operacioni i pak ditëve më parë përfundoi me arrestimin e dy shtetasve kinezë, Cunfeng Fan, 51 vjeç, dhe Haike Yan, 45 vjeç.

Burime policore bëjnë me dije se shuma që kërcënohej të vidhej përmes falsifikimit të faqeve të Postës Shqiptare arrinte rreth 5 miliardë lekë, ose 50 milionë euro, nga llogaritë bankare të shqiptarëve. Dy të arrestuarit kishin ardhur në Tiranë për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për aktivitetin kriminal dhe për të mbledhur të dhënat e llogarive, ndërsa paratë do të vidhnin jashtë vendit.

Policia kibernetike arriti të gjurmojë grupin përmes monitorimit të vazhdueshëm të “darkweb” dhe burimeve të hapura në internet, duke çuar në identifikimin dhe arrestimin e tyre. Gjatë kontrollit në hotelin ku ishin akomoduar pranë qendrës së Tiranës, u sekuestruan dhjetëra sende me rëndësi për hetimin.

Procedimi hetimor është ende në vijim dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe bashkëpunëtorë të tjerë të dyshuar.

Advertisement

/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy