
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për këtë vit u shpreh i vendosur për vijimin e projekteve strategjike si zgjerimi i Unazës së Madhe të Tiranës dhe ai i shtratit të lumit Lana. Veliaj deklaroi se pavarësisht histerisë së Saliut dhe të Metës, koha tregoi se ku ka ndërhyrë Bashkia, është rritur vlera e pronës së qytetarëve.
“Kush përfaqëson njësinë dhe 2 dhe 3 e ka parë se çfarë transformimi i ka sjellë zgjatja e lumit nga Materniteti deri në Shkozë, një tjetër projekt që mori gjysmën e rinisë sonë, 15-20 vjet me sherre e shamata çdo gjë. Ja ku është sot! Është rritur vlera e pronës, është bërë lidhja me autostradën në Shkozë, del menjëherë në Farkë. Do bëjmë të njëjtën gjë, pavarësisht se edhe aty do plasë histeria. Jam i sigurt, Iliri dhe Saliu vetëm këtë dinë të bëjnë, të bllokojnë e të gjejnë ndonjë gjë të kapen si hienat pas kockave por jam i vendosur që të vijojmë me zgjerimin e lumit Lana dhe zgjerimi nënkupton nga Pallati me Shigjeta, rrugë me tre korsi, korsi e dedikuar ekstra për autobusët e biçikletat dhe mbaron në Kashar.
Advertisement
Lidhur me Unazën e Tiranës, Veliaj u shpreh se po punohet në të 7 lotet e saj.
Vazhdimi i Unazës Jam mëse i vendosur që ajo punë që i përket Bashkisë duke qenë se qeveria tashmë ka miratuar të gjithë gjurmën dhe 7 lotet po punohet, Bashkia bën pjesën e lidhjeve dhe degëzimet me lagjet, që asnjë lagje të mos ndihet e ndërprerë prej autostradës por përkundrazi të përfitojë prej lidhjes me autostradën. Ju garantoj se nuk do pres më 3 vjet si në kohën e Astirit. Vendimet merren nga një shumicë, për sa kohë që njerëzit kompensohen, u jepet shtëpi ose para kur i kanë me leje e të legalizuara atëherë qyteti duhet të vazhdojë përpara.
Kreu i Bashkisë preku dhe ccështjen e projektit tek zona e njohur si “5 Maji” dhe ajo në Kombinat duke ironizuar krerët e opozitës.
“Nuk e kuptoj, njerëz që kanë qenë presidentë e kryeministra që ëndërrojnë të bëhen brigadierë të komunales. Pse dikush duhet ta lërë karrierën , reputacionin, emrin dhe votat në rrënoja pallatesh që janë shpallur nga Instituti i Ndërtimit të pabanueshme?!”.
Advertisement
Teksa foli për investimet, Veliaj foli dhe për zonën e teknologjisë dhe zhvillimit Ekonomik TEDA në zonën e Kasharit si dhe për projektet e mëdha në infrastrukturën sportive.
“Ne do hapim këtë vit disa gara. Një ka të bëjë me transformimin e Pallatit të Sportit Asllan Rusi. E sigurt që edhe aty do plasë histeria. Kanë qenë hangaret e Italisë, pra nuk është ndërtuar tamam si dopo lavoro e teatrit që ishte një vend argëtimi për ushtrinë fashiste në Tiranë. Të njëjtën gjë duamtë bëjmë me stadiumin Selman Stërmasi. Mjafton të shohësh se çfarë ekonomie ka gjeneruar stadiumi i ri me hotelin, me dyqanet, me lokalet, restorantet, zyrat e Lufthanasa, Tumo, në njësinë nr.2 për të kuptuar se çfarë potenciali ka transformimi i asaj zone të Tiranës së Re”.
Veliaj tha se për vitin 2023 buxheti i Bashkisë së Tiranës do të jetë 28.7 miliardë lekë, sipas tij një shifër rekord e përkthyer në investime për qytetarët.