
Në mbyllje të hetimeve të kryera nga komisioni parlamentar, pretendimi i Partisë Demokratike është se tre inceneratorët, ai me koncesion i Tiranës dhe me partneritet publik privat i Fierit dhe Elbasanit, që i janë dhënë tre kompanive me të njëjtët pronarë, tanimë në arrati, janë në shkelje të ligjit.
Konkluzioni parapark i dalë nga dëshmitë e zyrtarëve më të lartë të pushtit qendror dhe atij vendor, sipas Jorida Tabakut, kryetares së komisionit hetimor është se i dolën në mbrojtje aferës korruptive me një kosto 430 milionë eurosh.
Përgjegjësi kryesor për dëmin që do t’i shkaktohet buxhetit të shtetit deri në vitin 2047, kur përfundojnë edhe afatet e tre kontratave për opozitën është kryeministri Edi Rama.
JORIDA TABAKU
KREYETARE E KOMISIONIT HETIMOR PER INCENERATORET
Advertisement
Mënyra si është proceduar, lidhja e këtyre kontratave, njohjet me ministrat, kontratat shtesë që kanë marrë këto kompani, favoret që kanë marrë këto persona dhe fakti që sot këto tre persona janë në kërkim, tregojnë lidhjen e drejtpërdrejt, implikimin e shtetit dhe mbështetjen e tij.
Pretendimet e opozitës u kundërshtuan nga mazhoranva qeverisëse me argumentin se hetimi nuk e përmbushi qëllimin e tij. Sipas tyre komisioni i ngritur enkas për hedhur dritë mbi ndërtimin dhe funksionimin e inceneratorëve u mbizotërua nga akuza të pavërteta.
Socialistët ripërsëritën qëndrimin se impiantet e trajtimit dhe përpunimit të mbetjeve janë vepra të ndërtuara dhe se funksiinimi i tyre ishte dhe mbetet një domosdoshmëri për menaxhimin e mbeturinave.
ERMONELA FELAJ
AdvertisementANETARE E KOMISIONIT HETIMOR PER INCENERATORET, PS
Për asnjë monent, ky komision nuk e ndau hetimin parlamentar nga një hetim penal. U shfrytëzua për akuza të cilat i kemi konsideruar si akuza të ngritura sipas parimit, ta bëjmë sa më të madhe gënjeshtrën, që të kemi shanc të besohet sadopak.
Në 7 mars komisioni hetimor për inceneratorët pritet të dalë me dy raporte mbi gjetjet nga hetimi dhe dëshmitë e më shumë se 40 zyrtarëve dhe përfaqësuesve të kompanive të tre inceneratorëve. Për aq kohë sa socialistët pretendojnë se afera korruptive e pretenduar nga demokratët prej 430 milionë eurosh nuk ekziston, vota në kuvend do të jetë kundër.
Ajo që i mbetet Partisë Demkratike është që raportin e saj ta çojë në SPAK, që aktualisht po e heton çështjen dhe nën hetim është ish ministri i mjedisit Lefter Koka, ndërsa në cilësinë e personit që është në dijeni u thirrën kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi dhe deputeti socialist Alqi Bllako.
Mbetet për t’u parë nëse hetimi i SPAK do të çojë në arrestimin e zyrtarëve të tjerë, pasi edhe vetë kryeministri Edi Rama nuk e ka mohuar që mund të ketë pasur persona të cilët mund të kenë shkelur ligjin dhe për këtë përgjegjësi individuale, ata duhet të përballen me drejtësinë.